Fresa ushqim i shëndetshëm

 

Ide e re e inicuar për të ofruar ushqim të shëndetshëm për të gjithë ju

Misioni ynë është të ju mbajmë të freskët dhe të shëndetshëm

alternativë e kuzhinës suaj ditore.

FRESA ka për mision t’ju ofrojë shujta të shpejta, me përmbajtje të duhur për një jetë të shëndetshme, të përgatitura në mënyrë cilësore, që do të jenë alternativë e kuzhinës suaj ditore.

 

FRESA ofron zgjedhje të shujtave të balancuara me përbërës të duhur, qoftë për insitucione apo klientë me kërkesa specifike.

RRETH NESH

FRESA është krijuar që të sfidojë industrinë e ushqimit të shpejtë duke ofruar një kuzhinë alternative për shtëpinë apo insitucionin tuaj.

Historia e FRESA-s filloi atëherë kur tri shoqe të pasionuara pas ushqimit të mirë, zhvilluan idenë e një restoranti cilësor të ushqimit të shpejtë e të shijshëm, duke u fokusuar në produkte të freskëta natyrale vendore, por edhe të huaja të kualitetit më të lartë. Themelueset e FRESA-s, gjatë përvojës me organizata dhe biznese të ndryshme, kanë vërejtur mungesën e një shërbimi të tillë.

Për nevojat e institucioneve të ndryshme, si shkolla, spitale, organizata dhe insitucione që ofrojnë shujta pune, biznese që organizojnë evente, insitucione trajnuese, etj, FRESA ofron dërgesë ushqimi (delivery), të cilën e krijon sipas nevojave tuaja, çdoherë duke garantuar cilësinë e shërbimit me çmime të arsyeshme.

 

Restoranti i parë FRESA i hapë dyert e veta në dhjetor 2017 në Veternik / Prishtinë për të shënuar fillimin e një tregimi të madh të suksesit.

MENU

FRESA ofron shujtë të gatshme në çdo kohë të ditës.

 

Çdo shujtë e ditës në FRESA është një mundësi për të ngrënë mirë e për të jetuar shëndetshëm.

 

FRESA ofron mëngjes, drekë, si dhe shujtë të lehtë për darkë.

Menyja jonë ditore është e pasur me kroasona me recetë origjinale franceze, sallata, supa, sanduiçe, kish (quiche) dhe ëmbëlsira, të gjitha të përgatitura fresh në kuzhinën tonë, me mundësi për t'i marrë me vete ose për t'u shijuar në restoranin tonë në një ambient të këndshëm e miqësor.

 

Ushqimet FRESA bëhen në bazë të rekomandimeve të nutricionistëve të çertifikuar.

Menu të ndryshme do të publikohen së shpejti.

Së shpejti

KONTAKT

Adresa: rr. Gjergj Arianiti, nr. 2, Veternik, Prishtinë

 

E-mail: info@fresafood.com

 

Tel: ‎+ 377 49 957 770

Fresa Healthy Food

Ballina

Rreth nesh

Menu

Kontakt

Social Media

Adresa: rr. Gjergj Arianiti, nr. 2, Veternik, Prishtinë

info@fresafood.com

FRESA Restaurant and Catering 2017 ©

Fresa Healthy Food

Ballina

Rreth nesh

Menu

Kontakt

Social Media

Address Hajvalia Example 01/05

info@fresafood.com

FRESA Restaurant and Catering 2017 ©